Transmetuar më 07-11-2026, 23:20

Lëvizja studentore në vend ka hyrë në një fazë të re organizimi, duke nisur krijimin e forumeve të përbashkëta të diskutimit me pedagogët në të gjitha fakultetet.

Mateo Yskollari, student i vitit të dytë Master për Inxhinieri Informatike në Universitetin Politeknik, bëri me dije se qëllimi i kësaj nisme është përcaktimi i formës më të duhur të rezistencës dhe kanalizimi i saj drejt një ndryshimi të thellë sistemik.

Ai konfirmoi se vetëm dy ditë më parë është zhvilluar një forum i tillë në fakultetin e tij, duke shënuar hapat e parë të kësaj strukturimi të brendshëm.

Yskollari tha se protesta 160-ditore buron nga mllefi i grumbulluar i qytetarëve për kushte jetese me dinjitet evropian dhe refuzoi kategorikisht çdo ndërhyrje apo përdorim nga elita e vjetër politike.

Ndërsa nënvizoi se dora do të jetë e shtrirë për çdo qytetar që kërkon ndryshim, studenti bëri të qartë se sheshi nuk i përket asnjë partie politike.

Sipas tij, studentët po konsultohen intensivisht me trupën pedagogjike dhe grupet e tjera të interesit për të ndërtuar zgjidhjet më të duhura afatgjata.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit