

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në emisionin "Goca dhe Gra", ka dhënë një intervistë pa doreza ku ka trajtuar zhvillimet më të fundit politike, protestat në kryeqytet, si dhe pretendimet për garën brenda Partisë Socialiste. I pyetur për një kandidim të mundshëm për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Braçe këmbënguli se përzgjedhja e kandidatit duhet të kalojë domosdoshmërisht përmes një gare të hapur brenda partisë, një qëndrimi të cilit deklaroi se do t’i shkojë deri në fund.
Duke u ndalur te situata në kryeqytet, deputeti socialist nuk i kursye kritikat për menaxhimin e qytetit, duke veçuar higjienën publike si problematikën kryesore. "Tirana është e pisët sot që flasim," u shpreh ai, duke nëvizuar se pastërtia do të jetë gjëja e parë që do të ndryshonte. Sa i përket protestave, Braçe bëri thirrje për ndarjen e akteve të dhunshme nga interesat legjitime të qytetarëve, të cilat sipas tij duhet të reflektohen nga qeveria dhe shumica parlamentare. Pyetjes mbi deputeten më të re Zegjine Muka, ai i u përgjigj duke shmangur komentet personale mbi koleget, ndërsa kujtoi fillimet e tij në parlament për të ilustruar sfidat e mandatit të parë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






