

Për herë të parë në historinë e degës së Partisë Demokratike në Fier, drejtimin e saj do ta marrë një grua. Enkelejda Veliu është shpallur fituese e garës për drejtimin e kësaj dege politike, duke triumfuar përballë katër rivalëve në garë: Ardian Ferros, Fatjon Semanjakut, Gentian Koçit dhe Festim Metës.
Fitorja u vendos pas një votimi mjaft të ngushtë, ku Veliu mori 196 vota kundrejt 192 votave të marra nga vendi i dytë, Ardian Ferro, i cili deri më tani kishte mbajtur detyrën e kryetarit të komanduar.
Në këtë proces zgjedhor morën pjesë rreth 3 800 anëtarë të PD-së në Fier, ndërsa vihet re se pas rishikimit të listave, numri i anëtarësisë së kësaj dege pësoi një reduktim të ndjeshëm nga 8 000 anëtarë që rezultonin më parë.

Zgjedhjet në Fier u zhvilluan jashtë afatit të përcaktuar nga statuti i partisë në krahasim me degët e tjera në vend, por procesi u përmbyll këtë të shtunë duke zyrtarizuar drejtimin e ri të strukturave demokrate në këtë qark.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






