Transmetuar më 07-11-2026, 22:27

Konflikti pas ndarjes mes Neda Karafilit dhe Ogren Ballukut ka kaluar në një fazë të re akuzash të rënda ligjore dhe publike. Avokatja e Karafilit, Greta Çela, ka reaguar përmes një letre të dërguar në emisionin "Goca & Gra", ku denoncon faktin se klientja e saj po pengohet sistematikisht të takojë djemtë e saj, pavarësisht ekzistencës së një vendimi gjyqësor të formës së prerë dhe me ekzekutim të menjëhershëm.

Sipas mbrojtjes ligjore, situata përbën një akt të pastër "vetëgjyqësie", ku vullneti individual i palës tjetër po mbizotëron hapur mbi urdhrat e gjykatës. Për më tepër, avokatja ka hedhur akuza të forta ndaj Shërbimit Përmbarimor për anshmëri dhe moskryerje të detyrës. Ajo ka bërë të ditur se, pavarësisht vendimit të kryetarit të zyrës së përmbarimit për të përjashtuar përmbaruesen nga kjo dosje, kjo e fundit ka refuzuar të heqë dorë nga çështja. Si pasojë e këtyre shkeljeve, është depozituar një kallëzim penal për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës", ndërkohë që Ministria e Drejtësisë ka nisur tashmë procedimin disiplinor përkatës.

Në mesazhin e saj dërguar moderatores Ori Nebijaj, e cila e lexoi drejtpërsëdrejti në studio, Neda Karafili ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë në këtë periudhë të vështirë. Ajo theksoi se fëmijët janë arsyeja e jetës së saj dhe se beteja për të mos u ndarë prej tyre do të vazhdojë deri në zbatimin e plotë të drejtësisë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit