

PUKA- Tre banesa të braktisura janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Fërth të Qerretit, në Pukë. Shtëpitë janë dëmtuar nga zjarri, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse.
Ato kanë ndërhyrë me mjete rrethanore për shkak të mungesës së rrugëve automobilistike që të mundësonin aksesin e mjeteve zjarrfikëse pranë banesave. Pavarësisht vështirësive në ndërhyrje, ekipet kanë punuar për vënien nën kontroll të flakëve. Ndërkohë, pritet të përcaktohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në përfshirjen nga zjarri të tre banesave të braktisura
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






