Transmetuar më 07-11-2026, 21:23

Vlorë, 7 nëntor 2026 – Një konflikt mes disa personave ka përfunduar në përplasje fizike mbrëmjen e sotme në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, duke detyruar policinë të ndërhyjë për të vënë situatën nën kontroll.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej personave kishte me vete një thikë. Pas marrjes së njoftimit, efektivët kanë mbërritur në vendngjarje për të neutralizuar përplasjen.

Në momentin e ndërhyrjes, një prej personave të përfshirë është larguar me vrap dhe nuk u është bindur thirrjeve të policisë për të ndaluar. Për ta bërë të mundur kapjen e tij, një prej efektivëve ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.

Pavarësisht paralajmërimit, personi ka vijuar të largohet, por është kapur nga policia disa metra më tutje.

Të gjithë personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Nga përplasja fizike nuk raportohet për persona të lënduar.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e konfliktit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit