Transmetuar më 07-11-2026, 19:39

Tiranë, 7 nëntor 2026 – Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë shoqëruar protestën e sotme në kryeqytet. Disa demonstrues kanë sulmuar efektivët me gurë, fishekzjarrë dhe shashka, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me autobotë që kanë hedhur sasi të mëdha uji me presion për të shpërndarë turmën.

Ndërhyrja e policisë ka bërë që protestuesit të largohen nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të shpërndahen në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë intensitetin e ndërhyrjes, me një pjesë të konsiderueshme të zonës së mbuluar nga uji i hedhur me presion prej autobotëve të policisë. Përplasjet kanë vijuar me tensione, ndërsa forcat e rendit janë përpjekur të rikthejnë kontrollin në zonën pranë Kryeministrisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit