Transmetuar më 07-11-2026, 19:07

Tiranë, 7 nëntor 2026 – Situata e protestës në kryeqytet është tensionuar sërish, pasi një pjesë e demonstruesve janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë godinës së Kryeministrisë.

Pas rikthimit të tyre në këtë zonë, policia u ka bërë thirrje protestuesve të largohen dhe të mos qëndrojnë më në bulevard.

Efektivët kanë paralajmëruar se, në rast se demonstruesit nuk i binden urdhrit për t’u larguar, ndaj tyre do të merren masa administrative, përmes vendosjes së gjobave.

Situata vijon të mbetet e tensionuar, pas përplasjeve dhe ndërhyrjeve të policisë për shpërndarjen e turmës gjatë orëve të fundit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit