

Tiranë, 7 nëntor 2026 – Policia e Shtetit ka ndërhyrë me autobotë me ujë me presion për të shpërndarë protestuesit që ndodheshin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas përplasjeve të regjistruara më herët mes demonstruesve dhe forcave të rendit.
Tre autobotë të policisë kanë lëvizur në drejtim të turmës, duke detyruar protestuesit të largohen nga bulevardi dhe të shpërndahen në drejtime të ndryshme. Një pjesë e tyre janë zhvendosur pranë Gjykatës së Lartë, ndërsa të tjerë janë drejtuar drejt sheshit “Skënderbej”.
Përplasjet nisën pasi protestuesit goditën me gurë, fishekzjarrë dhe shashka efektivët e policisë, të cilët kishin krijuar një kordon përgjatë bulevardit.
Ndërkohë, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) po punojnë për krijimin e një perimetri sigurie, me qëllim mbajtjen e protestuesve larg bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe parkut “Rinia”.
Ndërhyrja synon të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






