Transmetuar më 07-11-2026, 18:37

Lezhë, 7 nëntor 2026 – Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, pasditen e kësaj të shtune, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke rrezikuar banorët e pallatit.

Sipas informacionit paraprak të policisë, zjarri ka rënë rreth orës 16:30 në banesën e shtetasit me inicialet A. L. Dyshohet se shkak është bërë një cigare e lënë ndezur nga vetë banori.

Flakët janë shuar nga shërbimi zjarrfikës, ndërsa efektivët e policisë dhe zjarrfikësit kanë evakuuar banorët e pallatit për të parandaluar pasoja të tjera.

Si pasojë e tymit, disa banorë kanë shfaqur shenja asfiksimi dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Sipas autoriteteve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasi A. L. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ngjarjen dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e rënies së zjarrit.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 07.11.2026, rreth orës 16:30, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, në banesën e shtetasit A. L., dyshohet se, si pasojë e një cigareje të lënë ndezur prej tij, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme materiale në banesën e shtetasit A. L. Zjarri është fikur nga shërbimet e Zjarrfikëses.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit, duke parandaluar pasoja të mëtejshme.

Për shkak të tymit, disa shtetas, banorë të këtij pallati, kanë shfaqur shenja asfiksimi dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. L. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit