

Tiranë, 7 nëntor 2026 – Pas afro katër orësh protestë, policia ka shoqëruar disa demonstrues pranë selisë së Partisë Demokratike, në vijim të ndërhyrjeve të kryera gjatë tubimit të sotëm.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, disa persona janë shoqëruar nga efektivët, ndërsa forcat e rendit po kërkojnë edhe individë të maskuar, të dyshuar për përfshirje në akte dhune gjatë protestës.
Ndërkohë, pas tërheqjes nga Kryeministria dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit janë shpërndarë në katër anët e Unazës.
Situata vijon të monitorohet nga forcat e policisë, pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë tubimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






