Transmetuar më 07-11-2026, 17:38

Tiranë, 7 nëntor 2026 – Protesta para Kryeministrisë është përshkallëzuar pas disa minutash përballjeje mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me ujë.

Pas qëndresës për disa minuta përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit janë zmbrapsur nga policia. Edhe forcat e rendit janë tërhequr më pas disa metra nga pozicionet e tyre.

Ndërkohë, situata është tensionuar edhe pranë Ministrisë së Brendshme, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve që ndodheshin në këtë zonë.

Efektivët kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën dhe për ta zhvendosur atë në drejtim të Parkut Rinia.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit