

Krakov, 7 nëntor 2026 – Pesë persona kanë humbur jetën dhe të paktën dhjetë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri pranë sheshit kryesor të tregut në qytetin e Krakovit, në jug të Polonisë.
Lajmi është raportuar nga mediat vendase, të cilat u referohen të dhënave të shërbimit zjarrfikës.
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka reaguar përmes një postimi në platformën X, duke bërë të ditur se policia po heton rrethanat e ngjarjes. Ai shtoi se po informohet për zhvillimet nga Ministria e Brendshme.
Ndërkohë, policia polake njoftoi se personi i dyshuar për sulmin është arrestuar teksa po përpiqej të largohej nga vendngjarja.
Autoritetet bëjnë me dije se, në këtë fazë të hetimeve, nuk po kërkohen persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në ngjarje.
Moment wyeliminowania zagrożenia, super postawa policjanta, ale wygląda jako że śmieć był nabity sprzętem Kraków #krakow pic.twitter.com/bBiPXkdhRV
— London Goldynov (@LondonGoldynov) November 7, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






