Transmetuar më 07-11-2026, 16:01

Tiranë, 7 nëntor 2026 – Protesta e studentëve pranë Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me incidente, ku disa të rinj me fytyra të mbuluara kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë të vendosur në zonë.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, këto kanë qenë incidentet e para të regjistruara gjatë tubimit, ndërsa situata është tensionuar edhe më tej nga veprimet e disa protestuesve të tjerë.

Ata kanë afruar dy kazanë mbeturinash pranë autobotit të ujit të policisë dhe më pas u kanë vënë flakën. Një prej efektivëve ka ndërhyrë me një bombol kundër zjarrit, duke shuar flakët brenda kazanëve.

Ngjarjet janë regjistruar në zonën pranë Ministrisë së Arsimit, ku vijon protesta e studentëve. Nuk ka ende informacion për persona të lënduar apo të shoqëruar nga policia.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit