

Tiranë, 7 nëntor 2026 – Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione pas mbërritjes së mbështetësve të Partisë Demokratike, të cilët iu bashkuan tubimit pasi kishin marshuar më herët nga Kryeministria.
Pavarësisht pranisë së demokratëve, studentët kanë vijuar të shprehin qëndrimet e tyre kundër të dy drejtuesve kryesorë politikë, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha.
Gjatë protestës janë dëgjuar një sërë parullash, mes tyre “Rama në burg, Berisha në burg”, “Arresto Berishën”, “Poshtë komunistët” dhe “Poshtë patronazhistët”.
Thirrjet e studentëve kanë krijuar momente tensioni në tubim, duke nxjerrë në pah qëndrimet kritike të tyre jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj opozitës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






