Transmetuar më 07-11-2026, 15:00

Viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë, më 7 nëntor, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, është identifikuar si Gëzim Muça, 62 vjeç, banues në Klos.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, 62-vjeçari dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në subjektin minerar, duke pësuar dëmtime të rënda, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur aksidenti fatal, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së 62-vjeçarit Gëzim Muça.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit