Transmetuar më 07-11-2026, 14:30

Tiranë, 7 nëntor 2026 – Një incident është shënuar gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku një qytetar është përplasur fizikisht me disa prej protestuesve, pasi ka brohoritur kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha.

Sipas pamjeve dhe informacioneve nga vendngjarja, gjithçka ka nisur pasi qytetari ka thirrur “Rama n’burg, Berisha n’burg”, duke kundërshtuar njëkohësisht të dy drejtuesit politikë.

Thirrjet kanë shkaktuar reagimin e disa prej personave të pranishëm në protestë, të cilët janë konfrontuar me të. Qytetari është goditur me shuplaka dhe fyer verbalisht, ndërsa në konflikt kanë ndërhyrë edhe protestues të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në një prej momenteve të protestës së opozitës para selisë së qeverisë, ndërsa nuk ka të dhëna të tjera për identitetin e qytetarit apo nëse incidenti është shoqëruar me ndërhyrjen e policisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit