Transmetuar më 07-11-2026, 14:24

Martanesh, 7 nëntor 2026 – Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në një minierë në zonën e Martaneshit.

Pas marrjes së njoftimit, ambulanca e Spitalit të Bulqizës dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit dhe as identiteti i personit që ka humbur jetën.

Grupi hetimor pritet të kryejë veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Bulqizë / Informacion paraprak

Më datë 07.11.2026, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi G. M., rreth 62 vjeç, banues në Klos, i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit