Transmetuar më 07-11-2026, 13:36

TIRANË — Një formë e re proteste është ndërmarrë nga disa demokratë, të cilët janë ulur rreth “tavolinës së dialogut” të vendosur para Kryeministrisë. Kjo tavolinë është krijuar më parë nga kryeministri Edi Rama si një hapësirë e hapur për dialog me studentët.

Të mbledhur përreth saj, protestuesit e opozitës kanë lëshuar thirrje në kor për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke iu bashkuar kështu kërkesave të ngritura nga studentët për dorëheqjen e tij.

Përveç kërkesës kryesore për largimin e qeverisë, gjatë tubimit pranë Kryeministrisë nga radhët e protestuesve janë dëgjuar edhe thirrje të tjera të ashpra politike, si ajo kundër kabinetit qeveritar, duke e cilësuar atë si “qeveri e krimit”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit