Transmetuar më 07-11-2026, 13:14

BEOGRAD — Pas humbjes në zgjedhje përballë studentëve, ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shfaqur duke kënduar këngën “Vidovdan”, një prej simboleve kryesore të nacionalizmit serb. Ngjarja ka ndodhur gjatë një takimi me mbështetësit e tij në veri të Serbisë, ku Kosova ka qenë sërish në qendër të mesazhit politik.

Aktiviteti është zhvilluar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sremska Mitrovicës, në rajonin e Vojvodinës. Gjatë këtij takimi, Vuçiç iu bashkua anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në interpretimin e këngës, ndërsa ish-kryeministrja Ana Bërnabiç shihej duke e përqafuar.

Duke përcjellë mesazhe që kanë shoqëruar për dekada politikën nacionaliste, ish-presidenti serb ka kënduar vargjet: “Kudo që shkoj, te ti kthehem sërish; askush s’mund të ma heqë Kosovën nga shpirti”.

Kënga “Vidovdan”, e krijuar në vitin 1989 dhe e interpretuar nga Gordana Lazareviç, lidhet ngushtë me kujtesën historike serbe për Betejën e Kosovës të vitit 1389. Kjo këngë u shndërrua në simbol të fuqishëm të nacionalizmit në të njëjtën periudhë kur Sllobodan Millosheviçi përdorte mitin e Kosovës për të nxitur dhe mobilizuar mbështetjen politike.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit