Transmetuar më 07-11-2026, 12:51

ATHINË — Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme zonën e Kolonos në Athinë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri 38-vjeçari shqiptar Helis Çato, banues në lagjen nr. 1 të Sarandës.

Atentati ndodhi pranë një kishe, ku autorët dyshohet se kanë hapur zjarr dy herë ndaj tij. Megjithëse i plagosur me një plumb, Çato kaarritur të ecë rreth 150 metra drejt mjetit të tij të parkuar, ku është gjetur më pas nga efektivët e policisë. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lidhur me ngjarjen, policia greke ka vënë në pranga dy të mitur, 16-vjeçarin shqiptar Flavio Keqi dhe 16-vjeçarin grek Ioannis Karikis. Ata ndodheshin në shoqërinë e 38-vjeçarit në momentin e sulmit dhe u arrestuan për "mosbindje ndaj urdhrit të policisë" pasi tentuan të largoheshin, ndërkohë që autori i tentativës së vrasjes mbetet ende i paidentifikuar.

Nga verifikimet e kryera nga autoritetet helene, rezulton se Helis Çato ishte person i shpallur në kërkim. Ai ishte identifikuar si pjesë e një grupi kriminal të tregtimit të kokainës të goditur në qershor të këtij viti, operacion gjatë të cilit u sekuestruan armë zjarri dhe u goditën gjithsej 14 persona (11 shqiptarë dhe 3 grekë).

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit