Transmetuar më 07-11-2026, 12:42

VLORË — Situata shëndetësore e disa fëmijëve në qytetin e Vlorës ka shkaktuar alarm, pasi pesë raste pediatrike me simptoma të gastroenteritit janë paraqitur në Spitalin Rajonal të qytetit. Katër prej tyre janë regjistruar gjatë ditës së djeshme, ndërsa një rast tjetër është shënuar ditën e sotme.

Menjëherë pas evidentimit të këtyre rasteve që lidhen me kopshtin nr. 10, është njoftuar Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë. Specialistët e kësaj njësie kanë mbërritur menjëherë në ambientet e spitalit, ku kanë kryer marrjen e mostrave përkatëse për t’i nënshtruar analizave laboratorike.

Aktualisht, strukturat e shëndetit publik në bashkëpunim të ngushtë me Spitalin Rajonal të Vlorës po ndjekin të gjitha procedurat e nevojshme. Po vijon intensivisht hetimi epidemiologjik dhe vlerësimi laboratorik, me qëllim identifikimin e saktë të shkakut që çoi në shfaqjen e këtyre rasteve te fëmijët.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit