

RROGOZHINË — Një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete ka ndodhur gjatë ditës së sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në ngjarje janë përfshirë një furgon mallrash dhe dy automjete veturë. Sipas verifikimeve të para nga Policia Rrugore, shkak për aksidentin është bërë një manovër e gabuar parakalimi nga drejtuesi i furgonit, i cili ka përplasur nga pas njërin prej mjeteve. Ky i fundit më pas është përplasur me barrierën anësore të betonit dhe me automjetin tjetër që udhëtonte në të njëjtin segment.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëmtime materiale te të tria mjetet, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Efektivët e Policisë Rrugore kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore dhe për të disiplinuar trafikun e rënduar përgjatë aksit me qëllim lehtësimin e lëvizjes së mjeteve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






