Transmetuar më 07-11-2026, 09:31

FIER — Anëtarësia e Partisë Demokratike në Fier zhvillon këtë të shtunë, më 7 nëntor, procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës lokale.

Përmes një thirrjeje drejtuar strukturave dhe anëtarësisë, demokratët e Fierit janë ftuar të marrin pjesë në votime për të përzgjedhur drejtuesin e ri. Ky proces vlerësohet si një hap i rëndësishëm për riorganizimin e bazës dhe konsolidimin e strukturave të partisë në nivel lokal.

Në garën për drejtimin e degës së PD-së në Fier marrin pjesë pesë kandidatë: Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fation Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Metaj.

Procesi i votimit do të vijojë përgjatë ditës së sotme, ndërsa pas përmbylljes së numërimit të fletëve të votimit pritet të shpallet zyrtarisht fituesi që do të marrë drejtimin e degës lokale.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit