

TRABZON — Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Ernest Muçi, është vlerësuar nga tifozët në Turqi me çmimin e golit më të bukur të javës pas paraqitjes së tij me fanellën e Trabzonsporit.
Sulmuesi 24-vjeçar kuqezi ishte protagonisti kryesor në fitoren 2-0 që Trabzonspori arriti në shtëpi përballë skuadrës së Gaziantep. Momenti vendimtar i takimit erdhi në minutën e 61-të, kur Muçi realizoi një gol spektakolar që vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Pas votimit të hapur për sportdashësit dhe tifozët në kampionatin turk, realizimi i shqiptarit mori shumicën e votave, duke lënë pas kandidatët e tjerë. Ky vlerësim konfirmon formën pozitive që po kalon 24-vjeçari në Superligën turke, në prag të grumbullimit me përfaqësuesen kuqezi për ndeshjet e muajit nëntor.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






