Transmetuar më 07-11-2026, 08:53

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish përpara godinës së Kryeministrisë “sofrën e gurtë”, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “DIALOG”, në prag të protestës kombëtare të njoftuar nga studentët.

Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale disa imazhe ku kalimtarët shihen duke u ndalur dhe duke bërë fotografi përpara instalacionit të vendosur në bulevard.

“MIRËMËNGJES dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur,” shkroi kryeministri krahas fotove të publikuara.

Rama ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të dëgjuar pretendimet e protestuesve, mirëpo organizatorët e tubimit deri më tani nuk e kanë pranuar ftesën për bisedime, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre.

Ndërkohë, protesta kombëtare e studentëve është njoftuar të nisë në orën 14:00 përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit