Transmetuar më 07-11-2026, 08:49

KUKËS — Mjegulla e dendur ka përfshirë qytetin e Kukësit dhe zonat përreth gjatë orëve të para të ditës së sotme, duke krijuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve.

Fenomeni është shfaqur fillimisht në zonat e ulëta dhe në lugina, për t’u shtrirë më pas në të gjithë hapësirën e qytetit dhe në njësitë administrative përreth. Situata paraqitet veçanërisht problematike përgjatë aksit të Rrugës së Kombit, ku prania e mjegullës është më e dendur në segmentin rrugor Pobreg–Kolsh.

Për shkak të kufizimit të theksuar të fushëpamjes, autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë distancën e sigurisë për të shmangur aksidentet e mundshme rrugore. Prania e mjegullës është një fenomen natyror karakteristik për zonën e Kukësit gjatë stinës së vjeshtës, veçanërisht në orët e mëngjesit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit