

Viti 2026 pritet të renditet si viti i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në histori, sipas të dhënave të fundit nga shërbimi evropian i monitorimit të klimës, Copernicus. Vlerësimet tregojnë se ngrohja globale po vijon me ritme shqetësuese, ndërsa ekziston një mundësi prej 20% që temperaturat e këtij viti të barazojnë ose të tejkalojnë rekordin historik të vendosur në vitin 2024.
Sipas ekspertëve të Copernicus, është pothuajse e sigurt që temperatura mesatare globale gjatë vitit 2026 do të tejkalojë me mbi 1.5°C nivelet para-industriale. Kjo tendencë konfirmon se edhe mesatarja katërvjeçare për periudhën 2023-2026 do të kalojë këtë prag kritik, i cili u përcaktua në Marrëveshjen e Parisit si kufi për të parandaluar pasojat më shkatërruese të ndryshimeve klimatike. Krahas kësaj, bota sapo përjetoi tetorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, me temperatura mesatare 1.75°C mbi nivelin bazë të periudhës 1850-1900.
Faktori kryesor që po nxit këtë rritje ekstreme të temperaturave është ndërthurja e ngrohjes globale të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor me një fenomen jashtëzakonisht të fortë El Niño, i cili rrit nxehtësinë në sipërfaqen e oqeaneve. Samantha Burgess, drejtuese e strategjisë klimatike në Qendrën Evropiane për Parashikime të Motit me Afat Mesëm (ECMWF), nëgëzoi se ky fenomen po i shton nxehtësi shtesë një klime që tashmë gjendet nën trysni kritike.
Publikimi i raportit vjen përpara nisjes së konferencës së OKB-së për klimën, COP31, e cila do të zhvillohet të hënën në Turqi. Pas një viti të shënuar nga përmbytje vdekjeprurëse në Nepal, valë të papara të të nxehtit në Evropë dhe zjarre masive pyjore në Indonezi, të dhënat e Copernicus pritet të rrisin presionin ndaj udhëheqësive botërore për të ndërmarrë masa të menjëhershme e konkrete.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






