Transmetuar më 06-11-2026, 22:45

Analisti Ilir Kulla, gjatë një interviste në emisionin "Zonë e Lirë", ka komentuar ndikimin e mundshëm të zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi skenën politike në Tiranë.

Kulla u shpreh se fitorja e demokratëve në SHBA e ka mërzitur kryeministrin Edi Rama, duke vënë në dukje se rezultati i dha avantazh grupimeve që vetë kreu i qeverisë i kishte etiketuara më parë si "Antifa". Sipas analistit, ndonëse konfigurimi i ri politik amerikan nu k do të sjellë ndryshime të menjëhershme në Tiranë, ai ka ndryshuar tërësisht tablonë e përgjithshme gjeopolitike.

Duke përdorur një metaforë nga loja e shahut, Kulla analizoi gjendjen brenda mazhorancës, ku deklaroi se janë "ngrënë" të gjithë ushtarët dhe se ka mbetur vetëm mbreti në këmbë. Sa i përket investimit të përfolur në Zvërnec, ai sqaroi se deri më tani projekti mbetet vetëm deklarativ dhe pa hapa konkretë ndërtimi në terren.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit