Transmetuar më 06-11-2026, 22:41

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka zbuluar detaje të reja lidhur me përballjen e tij me drejtësinë shqiptare gjatë një interviste për emisionin “On the Road” me Anisa bahiti, ku pranoi se kishte qenë vetë nismëtari i ndryshimeve ligjore për ashpërsimin e dënimit për veprën penale të mosdeklarimit të pasurisë.

Llalla sqaroi se gjatë kohës që drejtonte Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPKI), kishte propozuar zëvendësimin e gjobave me dënime efaktive me burgim deri në tre vite me qëllim rritjen e përgjegjshmërisë së zyrtarëve publikë, ndryshim i cili më pas u zbatua në çështjen e tij penale ku u dënua me dy vite burg në maj të vitit 2021 nga Gjykata e Posaçme.

I pyetur për qëndrimin e tij aktual në Romë, ish-kryeprokurori deklaroi se gjykatat italiane refuzuan kërkesën për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, duke marrë parasysh pretendimet për disproporcionalitetin e dënimit të dhënë dhe gjendjen e tij shëndetësore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit