Transmetuar më 06-11-2026, 22:02

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin kombëtar që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Në përplasje janë përfshirë dy autovetura, të cilat kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të drejtuesve apo pasagjerëve të mundshëm në mjete.

Aksidenti ka rënduar më tej trafikun në këtë segment, i cili paraqiste ngarkesë që prej pasdites për shkak të fluksit të lartë të automjeteve. Grupi hetimor po punon në vendngjarje për përcaktimin e dinamikës dhe shkaqeve të përplasjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit