

Kompania Tesla do të ndërpresë gradualisht prodhimin e pikapit elektrik Cybertruck në mesin e vitit 2027, me qëllim lirimin e hapësirave prodhuese në fabrikën e Teksasit për përqendrimin te mjete autonome Cybercab.
Lajmi u bë i ditur nga drejtuesi i kompanisë, Elon Musk, i cili sqaroi se riorganizimi i linjave industriale i jep përparësi projektit të robotaksive. Vendimi pason performance minimale të shitjeve të Cybertruck, i cili gjatë vitit 2025 regjistroi rreth 20 mijë njësi të shitura në SHBA—një rënie prej 48% krahasuar me vitin parardhës—si dhe përballjen me kritika teknike e strukturore. Musk konfirmoi se mjetet Cybertruck që ndodhen tashmë në qarkullim do të vazhdojnë të marrin shërbim teknik.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






