

Një 22-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pasi motoçikleta me katër rrota me të cilën po udhëtonte doli nga kontrolli dhe ra nga lartësia në rrëzë të një mali.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur 22-vjeçarin Argent Hodaj, të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa pranë tij është gjetur edhe motoçikleta e dëmtuar.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi se trupi i pajetë i të riut u gjet pranë mjetit të dëmtuar nga ekipi i urgjencës mjekësore, i cili konstatoi vdekjen në vendngjarje rreth orës 15:00.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetuesit policorë dhe forenzika rajonale kanë nisur procedurat në kuadër të rastit të cilësuar "Hetim i vdekjes".
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






