Transmetuar më 06-11-2026, 21:35

Një 36-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme pas një atentati me armë zjarri në zonën e Kolonos në Athinë.

I dëmtuari u gjet nga forcat e policisë brenda automjetit të tij në rrugën "Lenormand", me një plagë plumbi në rajonin e barkut, pas një njoftimi të bërë nga banorët e zonës rreth orës 20:30. 36-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes grupi hetimor sekuestroi dy gëzhoja.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes dhe kanë shoqëruar dy persona të dyshuar, të cilët po pyeten lidhur me rrethanat e sulmit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit