Transmetuar më 06-11-2026, 20:48

Vala e protestave studentore në vend ka nxitur krijimin e nismave të reja politike dhe digjitale, me synim ofrimin e një me alternative opozitare përkundrejt sistemit aktual.

Një prej këtyre grupimeve është "Rinia Nacionaliste", e udhëhequr nga studentja Laura Kërtalli, e cila numëron rreth 300 anëtarë dhe synon shndërrimin në parti politike. Përfaqësues të kësaj lëvizjeje kanë zhvilluar së fundmi një takim zyrtar me përfaqësues të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ku u është sugjeruar përshpejtimi i hapave formalë për formalizimin e forcës së tyre politike, me qëllim lehtësimin e bashkëpunimit institucional.

Paralelisht, në ambientin online është krijuar platforma "Lista Studentore", një nismë digjitale anonime ku qytetarët mund të propozojnë dhe të votojnë figura publike jo-partiake. Ndonëse organizatorët sqarojnë se platforma nuk përbën një listë zyrtare kandidatësh për zgjedhje, ajo synon të mbledhë propozime konkrete për të ardhmen politike të vendit, duke regjistruar deri tani mbi 17 mijë vota nga përdorues të verifikuar.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit