Transmetuar më 06-11-2026, 20:42

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit në Athinë të 43-vjeçarit Nikolin Pali, i cili dyshohet se ka pranuar para autoriteteve greke autorësinë e vrasjes së dy vëllezërve Sejdin dhe Seldjan Vucaj. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2002 në fshatin Shtoj i Vjetër të Shkodrës, përpara se i dyshuari të largohej nga Shqipëria.

Pali u ndalua pas gjashtë vitesh në kërkim për një tjetër vrasje të dyfishtë të kryer në Loutraki të Greqisë në vitin 2020, ku humbën jetën ish-partnerja e tij dhe një farmacist, krim për të cilin ishte dënuar më parë në mungesë me dy burgime të përjetshme.

Ndërsa autoritetet shqiptare dhe ato greke po verifikojnë pretendimet e tij për ngjarjen e Shkodrës, hetimet në shtetin fqinj po vijojnë për të zbardhur nëse i arrestuari është i përfshirë edhe në krime të tjera gjatë periudhës që qëndroi në arrati.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit