

Korsia perëndimore e urës "Valle dei Fiori", e vendosur në autostradën A25 në zonën e Pratola Peligna-s në provincën e L’Aquila-s në Itali, është shembur përmes një shpërthimi të kontrolluar në orët e para të mëngjesit.
Operacioni inxhinierik u ndërmor në kuadër të një projekti të gjerë për përforcimin strukturor dhe rritjen e sigurisë sizmike të urave që lidhin autostradat A24 dhe A25. Sipas autoriteteve vendore, pas përfundimit të shpërthimit dhe pastrimit të mbetjeve, qarkullimi i automjeteve në drejtim të Romës u rikthye normalisht brenda pak orësh në të dyja drejtimet.
Una sequenza spettacolare: le microcariche esplodono e l'impalcato del viadotto Valle dei Fiori, sull'autostrada A25, crolla in pochi istanti. La demolizione è avvenuta nei pressi dello svincolo di Pratola Peligna/Sulmona, in Abruzzo. L'intervento rientra nel piano di adeguamento… pic.twitter.com/f1Y1pOQPRA
— La Stampa (@LaStampa) November 5, 2026
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






