

Arrestimi në Greqi i të shumëkërkuarit 44-vjeçar shqiptar Nikolin Pali ka zbuluar detaje të reja kriminale, pasi i arrestuari dyshohet se ka pranuar autorësinë e dy vrasjeve të tjera të kryera në Shqipëri përpara vitit 2002.
Autoritetet helene dhe Interpol Tirana po punojnë gjithashtu për verifikimin e identitetit të tij të vërtetë, pasi dyshohet se i arrestuari është në të vërtetë Fran (Zef) Preldakaj, i dënuar më parë për vrasje dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria për tentativë grabitjeje me armë. Gjatë operacionit ku u arrestua edhe partnerja e tij 41-vjeçare për strehim të autorit, policia sekuestroi në apartamentin e tij një pistoletë, dy granata funksionale, pranga dhe dokumente të falsifikuara.
Ndaj 44-vjeçarit, i cili ndodhej prej gjashtë vitesh në arrati për vrasjen e dyfishtë me sëpatë të ish-partneres ukrainase dhe partnerit të saj në Loutraki, rezultojnë gjithsej gjashtë vendime dënimi. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu mundësinë e përfshirjes së tij në ekzekutime të tjera me pagesë gjatë periudhës që ka qëndruar me dokumente të rreme në Greqi.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






