Transmetuar më 06-11-2026, 19:34

Një ngjarje rrugore ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës, ku një i ri që po udhëtonte me monopatinë elektrike ka mbetur i plagosur.

Menjëherë pas përplasjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe me shpejtësi ekipi i urgjencës mjekësore, i cili i ka dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit përpara se ta transportonte drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm. Shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende për t’u zbardhur nga hetimet e policisë rrugore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit