Transmetuar më 06-11-2026, 19:20

Të rinjtë e konsiderojnë largimin e Ramës një kusht të panegociueshëm dhe vijojnë bojkotin e mësimit në universitete.

Dhjetëra protestues dhe studentë janë grumbulluar mbrëmjen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si kusht të panegociueshëm për ndërprerjen e tubimeve.

Përfaqësuesit e studentëve kanë refuzuar sërish çdo mundësi dialogu me qeverinë, përfshirë propozimin për krijimin e një platforme online komunikimi nga ana e ekzekutivit, ndërsa konfirmuan se do të vijojnë bojkotin e mësimit në auditoret e meuniversiteteve. Tubimet dhe marshimet e javëve të fundit në kryeqytet kanë gjetur mbështetjen edhe të trupës pedagogjike e qytetarëve, duke e mbajtur të lartë tensionin politik në vend.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit