Transmetuar më 06-11-2026, 19:02

Shtatë nxënëse të një shkolle në Selenicë të Vlorës kanë denoncuar në polici, mësuesin e tyre të edukimit fizik, të cilin e akuzojnë për ngacmim seksual në ambientet e institucionit.

Nxënës të shkollës (noa.al nuk publikon emrin) kanë treguar se kishin dëgjuar për pretendimet e ngritura ndaj mësuesit.

Disa prej tyre bëjnë me dije se mbrëmjen e kaluar janë paraqitur në ambientet e Policisë së Vlorës, ku janë marrë në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me këtë ngjarje.

“I ngacmonte me fjalë… ‘hajde te lali zemra’”, shprehet një nxënës.

Edhe prindër të nxënëseve shprehen se kanë dëgjuar për pretendime mbi sjellje të papërshtatshme të mësuesit ndaj vajzave, përfshirë ngacmime dhe prekje fizike.

Lidhur me ngjarjen ka folur për mediat, një prej kolegëve të mësuesit të ndaluar, i cili është shprehur se të dyshuarin Alban A. e njeh që prej fillimit të vitit shkollor dhe se gjatë bashkëpunimit të tyre nuk ka konstatuar sjellje të papërshtatshme.

“E njoh, e kam koleg. Marrëdhëniet tona kanë qenë brenda normave. Punojmë bashkë që në fillim të vitit shkollor. Me ne ka qenë korrekt, por edhe me nxënësit, korrekt.

Na vjen turp që jemi mësues, jemi të sulmuar nga të gjithë krahët. Jemi të zhveshur nga gjithçka. Nuk e besoj dot dhe nuk dua ta besoj që i ka ngacmuar seksualisht vajzat. Vajta 20 vite aty dhe më duket çmenduri”, u shpreh mësuesi i anglishtes.

Pas kallëzimit të bërë nga të miturat, blutë e Vlorës kanë ndaluar 35-vjeçarin, i cili prej rreth dy muajsh ishte pjesë e stafit pedagogjik të këtij institucioni arsimor. Nxënëset që kanë denoncuar mësuesin janë të moshave 14 deri në 17 vjeçe.

Por një prej vajzave që ka denoncuar mësuesin, ka deklaruar se personalisht ai atë nuk e kishte ngacmuar, por kishte ngacmuar shoqet e saj.

Ndërkohë, mësohet çfarë kanë deklaruar vajzat në Polici.

"Mësuesi i fizkulturës na tha, kur ishim tek palestra e gjithë klasa -drejtoni gjoksin, shpatullat drejtë, këmbët bashkuar- dhe ne mendojmë se na ngacmoi seksualisht!"

"Mësuesi i fizkulturës na tha, kur ishim tek palestra e gjithë klasa -drejtoni gjoksin, shpatullat drejtë, këmbët bashkuar- dhe ne mendojmë se na ngacmoi seksualisht!"

Çfarë publikoi Disidentët:

(Deklarata e vajzave në polici).

Skenar i telendisur ky…

Më falni mua, por mesa fola me nxënësit, disa mësues e disa prindër… (pasi vetë këtë mësuesin e fizkulturës nuk e njoh), dikush paska dashur ti bëjë puç…

Pra ska asnjë mesazh privatisht, asnjë komunikim nga telefoni, asnjë takim tek e tek, pooor në klasë mësuesi paska përdorur disa fjalë si gjoks dhe këmbë që kanë konotacion seksual.

Aaaaaa…..tani, unë vdes të mereem me këta tipat…se shty disa ditë duke u argalisur me ta…ama mendoj se këtij mësuesit të Selenicës po i biem pak në qafë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit