

Mamurras, 6 nëntor 2026 – Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku ndodheshin sasi të konsiderueshme bimësh medicinale.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e objektit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në produktet e magazinuara dhe duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe neutralizimin e situatës, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve në pjesë të tjera të objektit.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna për shkaqet e rënies së zjarrit apo për persona të lënduar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






