

TIRANË- Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë për Ilir Beqarajn, i akuzuar për vrasjen e ish-policit të Burgjeve, Gentian Bejtja, ngjarje e ndodhur më 1 mars 2024 në Fushë-Krujë. Trupi gjykues i ka caktuar Beqarajt 20 vite burgim, por për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar që ai do të vuajë është 12 vite e 8 muaj burg.
Në shkallën e parë, Ilir Beqaraj ishte dënuar me 24 vite burg, por me vendimin e ri, Apeli ka ndryshuar masën e dënimit, duke e ulur atë me më shumë se 11 vite krahasuar me vendimin e mëparshëm. Gentian Bejtja u vra më 1 mars 2024, në banesën e tij në Fushë-Krujë, ku ndaj tij u qëllua me 71 plumba.
Vrasja e Gentjan Bejtjas
Gentian Bejtja u ekzekutua më 15 mars 2024 në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Dy të dyshuarit për vrasjen e tij janë Edison Haxhia dhe Ilir Beqaraj.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






