

Vlorë – Një mësues i fizkulturës në Vlorë është nën akuzë për abuzim seksual me fëmijë të mitur, raporton noa.al.
Policia lokale tha se u ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik. Noa.al mëson se akuzat janë bërë nga disa vajza nën moshë nç shkollën e bashkuar të Selenicës në Vlorë.
Policia konfirmoi se prangosja e të riut erdhi "pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Foto arkiv
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






