Transmetuar më 06-11-2026, 13:55

MOMBASA — Udhëheqësi i një sekti fetar në Kenia, Paul Mackenzie, është dënuar me 200 vite burgim për vrasjen e 191 personave, pothuajse të gjithë fëmijë, në një nga rastet më tronditëse të abuzimit dhe agjërimit të detyruar në vend.

Mackenzie, themelues i organizatës "Kisha Ndërkombëtare e Lajmit të Mirë", u shpall fajtor dhe u dënua nga Gjykata e Lartë në Mombasa, së bashku me më shumë se 20 persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Sipas hetimeve të autoriteteve vendase, Mackenzie kishte bindur ndjekësit e tij të braktisnin shtëpitë dhe të vendoseshin në pyllin Shakahola në lindje të Kenias. Ai u kishte premtuar se përmes agjërimit deri në vdekje do të afroheshin më shumë me Zotin dhe do të përgatiteshin për hyrjen në parajsë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit