Transmetuar më 06-11-2026, 12:18

VLORË — Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të mesditës në qarkun e Vlorës, ku një punonjës i mirëmbajtjes së rrjetit elektrik ka humbur jetën në krye të detyrës.

Viktima është identifikuar si shtetasi Altin Petanaj, 45 vjeç, i cili shërbente si elektricist pranë Drejtorisë së Tensionit të Lartë.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa 45-vjeçari po kryente punime mirëmbajtjeje dhe riparimi në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul, ku u godit nga një masë e fortë rryme elektrike.

I ndjeri ishte pjesë e grupit të punës së Drejtorisë së Tensionit të Lartë.

Ngjarja ka ndodhur teksa grupi i punonjësve po kryente punime riparimi në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul.

"Rreth orës 10:45, në fshatin Kocul, shtetasi A. P., rreth 50 vjeç, punonjës i OShEE-së, gjatë punës te nënstacioni elektrik, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën", tha Policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Ekspertët kanë nisur veprimet procedural-hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit në punë dhe verifikimin e zbatimit të rregullave të mbrojtjes teknike gjatë kryerjes së punimeve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit