

TIRANË — Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër lidhur me gjetjet e Progres-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për instalimin e një sistemi korruptiv dhe kapje totale të shtetit.
Meta nënvizoi se nga 922 milionë eurot e parashikuara nga Plani i Rritjes së BE-së, Shqipëria ka përfituar vetëm 76.2 milionë euro mbështetje buxhetore deri në fund të vitit 2025, sipas të dhënave të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ai vuri në dukje se disbursimi për investimet ka qenë në nivelin zero, për shkak të mosplotësimit të reformave të kërkuara dhe politizimit të administratës publike.
“Nuk ka Europë dhe Regres-Raport, që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit nga Edi Rama. Nga 922 milionë euro të parashikuara nga Plani i Rritjes së BE-së, Shqipëria, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka përfituar deri në fund të vitit 2025 vetëm 76.2 milionë euro mbështetje buxhetore. Për 228.47 milionë eurot e destinuara për investime, disbursimi ishte ZERO sepse Edi Rama jo vetëm nuk ka përmbushur reformat por ka një administratë totalisht patronazhiste. Edhe vetë Komisioni Europian evidenton korrupsionin sistemik, kapjen e institucioneve, mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit, problemet me pavarësinë e drejtësisë, presionin ndaj medias dhe degradimin e shtetit të së drejtës. Edi Rama kërkon të integrojë Shqipërinë në Europë përmes lobimeve të korruptuara, paraqitjes së dështimeve si suksese, të zvarritjeve si arritje, dhe me të njëjtat mekanizma me të cilët ka kapur shtetin, korrupsionin, klientelizmin, propagandën dhe pandëshkueshmërinë! Nuk ka Regres-Raport, që fsheh Narkoshtetin, që ka krijuar në zemër të Europës dhe që përbën një kërcënim, jo vetëm për sigurinë tonë kombëtare dhe rajonale, por edhe për vetë kontinentin. Asnjë standard nuk është plotësuar nga 9 kushtet e Bundestagut të vitit 2019, asnjë standard nuk është përmirësuar. Të keqpërdorësh luftën në Ukrainë dhe interesin strategjik të BE për të përshpejtuar zgjerimin nuk ndihmon njeri, sepse ngaqë nuk janë përmbushur ato 9 kushte të Bundestagut, mbi 800 mijë shqiptarë janë detyruar të jetojnë në Europë duke u larguar nga sytë-këmbët nga vendi i tyre. Ndaj Lëvizja Studentore mund të jetë fuqia kryesore për të zhbllokuar integrimin europan dhe për t’u ndarë me shtetin e dështuar të Edi Ramës. Askush nuk çuditet, që pengmarrësi kryesor i integrimit të Shqipërisë, që nga bllokimi me alibinë e Qarkut të Fierit, të vetëshpallet si i vetmi garant i këtij procesi. Po kështu, të vetëshpallet edhe si njeriu që e ka çuar flamurin e Shqipërisë atje ku nuk ka qenë kurrë, dhe në fakt këtu ai nuk gënjen sepse është i vetmi që e ka çuar flamurin e Shqipërisë në ARUBA dhe këtë më mirë se çdo gjë e tregon rënia në pikiatë e kursit të euros nga narko-euro. Europa nuk mund të jetë vetëm euro dhe për më tepër narko-euro për aq kohë sa Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende,” tha Meta.
Reagimi i Metës:
Nuk ka Europë dhe Regres-Raport, që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit nga Edi Rama. Nga 922 milionë euro të parashikuara nga Plani i Rritjes së BE-së, Shqipëria, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka përfituar deri në fund të vitit 2025 vetëm 76.2 milionë euro mbështetje buxhetore. Për 228.47 milionë eurot e destinuara për investime, disbursimi ishte ZERO sepse Edi Rama jo vetëm nuk ka përmbushur reformat por ka një administratë totalisht patronazhiste.
Edhe vetë Komisioni Europian evidenton korrupsionin sistemik, kapjen e institucioneve, mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit, problemet me pavarësinë e drejtësisë, presionin ndaj medias dhe degradimin e shtetit të së drejtës. Edi Rama kërkon të integrojë Shqipërinë në Europë përmes lobimeve të korruptuara, paraqitjes së dështimeve si suksese, të zvarritjeve si arritje, dhe me të njëjtat mekanizma me të cilët ka kapur shtetin, korrupsionin, klientelizmin, propagandën dhe pandëshkueshmërinë!
Nuk ka Regres-Raport, që fsheh Narkoshtetin, që ka krijuar në zemër të Europës dhe që përbën një kërcënim, jo vetëm për sigurinë tonë kombëtare dhe rajonale, por edhe për vetë kontinentin. Asnjë standard nuk është plotësuar nga 9 kushtet e Bundestagut të vitit 2019, asnjë standard nuk është përmirësuar. Të keqpërdorësh luftën në Ukrainë dhe interesin strategjik të BE për të përshpejtuar zgjerimin nuk ndihmon njeri, sepse ngaqë nuk janë përmbushur ato 9 kushte të Bundestagut, mbi 800 mijë shqiptarë janë detyruar të jetojnë në Europë duke u larguar nga sytë-këmbët nga vendi i tyre.
Ndaj Lëvizja Studentore mund të jetë fuqia kryesore për të zhbllokuar integrimin europan dhe për t’u ndarë me shtetin e dështuar të Edi Ramës. Askush nuk çuditet, që pengmarrësi kryesor i integrimit të Shqipërisë, që nga bllokimi me alibinë e Qarkut të Fierit, të vetëshpallet si i vetmi garant i këtij procesi. Po kështu, të vetëshpallet edhe si njeriu që e ka çuar flamurin e Shqipërisë atje ku nuk ka qenë kurrë, dhe në fakt këtu ai nuk gënjen sepse është i vetmi që e ka çuar flamurin e Shqipërisë në ARUBA dhe këtë më mirë se çdo gjë e tregon rënia në pikiatë e kursit të euros nga narko-euro. Europa nuk mund të jetë vetëm euro dhe për më tepër narko-euro për aq kohë sa Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






