Transmetuar më 06-11-2026, 11:48

BEOGRAD — Lista e Studentëve në Serbi ka prezantuar një paketë me propozime në fushën e punës dhe çështjeve sociale, me synim përmirësimin e kushteve të punëtorëve dhe forcomin e mbrojtjes financiare për pensionistët me të ardhura të ulëta.

Ndër propozimet kryesore përfshihet indeksimi i pensioneve dy herë në vit për t’iu përshtatur inflacionit, një rritje shtesë prej 5 për qind për pensionet minimale, si dhe vendosja e një pensioni social për qytetarët mbi 65 vjeç që nuk plotësojnë kushtet e stazhit të punës. Programi parashikon gjithashtu plotësimin e pensioneve familjare deri në nivelin e minimumit ligjor dhe një shtesë prej 15 për qind mbi pensionin e partnerit të ndjerë për të vevët.

Në lidhje me skemën e pensionimit të parakohshëm, propozohet që personat me 42 vite përvojë pune të përjashtohen plotësisht nga penalizimet financiare pas moshës 65-vjeçare. Ndërkaq, për ata me 40 deri në 42 vite stazh, penalizimi do të përgjysmohej në moshën 65 vjeç dhe do të hiqej plotësisht në moshën 70 vjeç.

Në kuadër të të drejtave në punë, iniciativa propozon mundësinë e aplikimit të javës katërditore të punës me 32 orë në javë pa u dëmtuar paga e plotë, masë kjo që nuk do të jetë me detyrim por si opsion për sipërmarrjet. Po ashtu, kërkohet kufizimi i kontratave me afat të caktuar në maksimumi 12 muaj, pas së cilës punëdhënësi detyrohet të ofrojë kontratë pa afat, si dhe rritjen e pagesave për orët shtesë, punën e natës dhe punën gjatë ditëve të diela.

Duke komentuar këto masa, kryetari i Shoqatës së Sindikatave të Pavarura të Beogradit, Dragan Todorović, deklaroi se iniciativa përbën një bazë të mirë për përmirësimin e pozitës së punonjësve, por nënvizoi nevojën për kontrolle më të rreptë nga inspektoratet e punës dhe penalizime më të ashpra ndaj subjekteve që shkelin ligjin e punës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit