Transmetuar më 06-11-2026, 11:34

VAU I DEJËS — Një 71-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore italiane është arrestuar në Vaun e Dejës, me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit fqinj.

Policia e Shtetit bëri me dije se arrestimi i shtetasit Kol Ndoj u realizua në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor të koduar “Fast”, i cili synon lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit zyrtar, 71-vjeçari, banues në Vaun e Dejës, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Napoli e kishte dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.

Kapja e tij u realizua nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Ndërkohë, Interpol Tirana po vijon procedurat me autoritetet italiane për ekstradimin e tij drejt Italisë për vuajtjen e dënimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit