Transmetuar më 06-11-2026, 10:58

TIRANË — Policia e Tiranës ka vendosur 12 masa administrative ndaj disa protestuesve, të cilët gjatë tubimit të zhvilluar në kryeqytet kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, strukturat e policisë kanë plotësuar 12 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative gjatë protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sanksionet u vendosën ndaj shtetasve që bllokuan aksin rrugor, duke refuzuar t’u bindeshin thirrjeve të përsëritura të punonjësve të rendit përmes megafonit për lirimin e rrugës.

Për secilin nga personat e përfshirë është caktuar masa administrative me gjobë në vlerën 5 000 lekë. Gjithashtu, materialet procedurale përkatëse i janë referuar Prokurorisë pranë Gjyskatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit